KFOR-i dhuron mjete pune brigadës së zjarrfikësve në Zubin Potok

  • E.K /
  • 06 April 2024 - 12:58
KFOR-i dhuron mjete pune brigadës së zjarrfikësve në Zubin Potok

Komanda Rajonale-Lindje e KFOR-it i ka dhuruar radio, gjenerator dhe megafon brigadës së zjarrfikësve të Mitrovicës në Zubin Potok, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se kjo nismë synon të rrisë kapacitetin lokal për t’iu përgjigjur me shpejtësi dhe efektivitet situatave emergjente që ndikojnë në mirëqenien e të gjitha komuniteteve.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

(Kosova Sot Online)