Stojanoviq: Srpska kërkon të bojkohet regjistrimi i popullsisë, ndërsa aktvistët e tyre janë regjistrues

  • E.K /
  • 06 April 2024 - 13:27
Stojanoviq: Srpska kërkon të bojkohet regjistrimi i popullsisë, ndërsa aktvistët e tyre janë regjistrues

Politikani serb nga Kosova, Branimir Stojanoviq i Lëvizjës Kombëtare Serbe, ka thënë se derisa Lista Srpska po bën thirrje te serbët e Kosovës që të mos marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë familjarët e zyrtarëve dhe aktivistë të Listës Srpska në Graçanicë janë në mesin e regjistruesve, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ndërsa bëjnë thirrje për bojkotimin e regjistrimit, familjarët e zyrtarëve dhe aktivistë të Listës Serbe në Graçanicë janë në mesin e regjistruesve. Dhe ky njoftim i Listës Serbe, në të cilin shkrehen një duzinë fraza të vjetruara, nuk e ka idenë për pasojat e drejtpërdrejta që do të ketë populli ynë nëse nuk merr pjesë në regjistrim. Do të mbetemi sërish vetëm me problemet tona. Nuk ka kushte për regjistrim dhe jemi kundër që të bëhet në këto momente, por gjasat që ai të shtyhet janë shumë “të pakta”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)