LDK: Lufta kundër korrupsionit është propagandë, po e përcjellim çdo keqpërdorim

  • A.P /
  • 07 April 2024 - 11:21
LDK: Lufta kundër korrupsionit është propagandë, po e përcjellim çdo keqpërdorim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se lufta kundër korrupsionit është propagandë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

LDK ka përmendur dhënien e 781 tenderëve njëburimorë.

Sipas tyre, çdo ditë është nënshkruar nga një tender sekret.

“Praktika e tenderëve sekret është rritur nga viti në vit; 30 milionë vitin e parë, 70 milionë vitin e dytë, plot 109 milionë euro në vitin e tretë.”

“Lidhja Demokratike e Kosovës demanton deklaratat e pavërteta të Qeverisë së Kosovës se e njëjta është duke e luftuar korrupsionin. LDK është duke e përcjellur me llupë çdo keqpërdorim të pushtetit të cilët po tentojnë të turbullojnë pamjet e vërteta, e me çdo kusht po shfrytëzojnë propagandën sepse kaq dijnë; pra janë të aftë vetëm për propagandë. Megjithëse për javë të tëra LDK ka analizuar fenomenin e kontratave sekrete, ka kërkuar përballje në Kuvend dhe kërkoi themelimin e Komisionit Hetimor; pushteti ikë. Përveç se ikë ata po shfrytëzojnë mekanizma e informata propaganduese vetëm e vetëm të fshehin korrupsionin e madh që i ka mbuluar institucionet tona.”

(Kosova Sot Online)