Zbardhet shpërthimi me eksploziv në një mobileri

  • A.P /
  • 07 April 2024 - 12:37
Zbardhet shpërthimi me eksploziv në një mobileri

Policia e Shqipërisë ka zbardhur ngjarjen e ndodhur 4 ditë më parë, ku pranë një biznesi në Durrës u vendos një sasi lënde eksplozivi, e cila dëmtoi vetratën dhe portën hyrëse, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pronari i biznesit deklaroi se kjo nuk ishte hera e parë, por se në mobilerinë e tij ishte vendosur eksploziv edhe dy herë të tjera.

Policia njofton se është arrestuar autori i ngjarjes, dhe se është po i njëjti person i cili ka vendosur lëndën plasëse edhe herët e tjera.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, duket 33-vjeçari Alban Qira nga Kruja me eksplozivin në dorë.

Blutë njoftojnë se 33-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për krime në fushën e narkotikëve.

(Kosova Sot Online)