Policia informohet që një mërgimtar në Pejë mban armë pa leje

  • E.K /
  • 08 April 2024 - 08:54
Policia informohet që një mërgimtar në Pejë mban armë pa leje

Policia ka njoftuar se kanë pranuar informata për armëmbajtje pa leje në një shtëpi në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Meqë i dyshuari jeton jashtë vendit, nuk është siguruar prania e tij, por vëllai i tij është intervistuar si dëshimtar pasi kujdeset për shtëpinë e tij.

Ai ka dorëzuar një pistoletë me gaz, një karikator, 15 fishekë dhe 1 gëzhojë.

Ndërsa, lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE- Pejë 07.04.2024-15:30. Nga njësiti i hetimeve, është pranuar informata për armëmbajtje pa leje në një shtëpi. Pasiqe i dyshuari mashkull kosovar jeton jashtë vendit nuk është siguruar prania e tij, ndërsa vëllai i të dyshuarit është intervistuar si dëshmitar pasi i njëjti kujdeset për shtëpinë e tij, dhe ka dorëzuar; një pistolet me gas me një karikator të njëjtës armë, 15 fishek, dhe 1 gëzhojë . Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori.”

(Kosova Sot Online)