Mitrovicë: Shoferi kishte masë ndalimi për vozitje për disa muaj, gjobitet me 500 euro

  • E.K /
  • 08 April 2024 - 10:21
Mitrovicë: Shoferi kishte masë ndalimi për vozitje për disa muaj, gjobitet me 500 euro

Policia e Kosovës ka konfiskuar përkohësisht një veturë në Mitrovicë dhe shoferit i është marrë për gjashtë muaj patentë shoferi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se ndaj kundërvajtësit, është shqiptuar gjobë prej pesëqind euro, pesë pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për gjashtë muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti po ashtu me masë aktive për gjashtë muaj.

“Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur (shoferin) i cili bënë tejkalim i shpejtësisë në zonën 60/kmh, drejton automjetin me shpejtësi prej 122/ kmh, i njëjti drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse të ndalimit të shqiptuar ditë parë”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)