Rahovec: Një qytetar i gjen 10 mijë euro, i dorëzon në polici

  • E.K /
  • 08 April 2024 - 11:46
Rahovec: Një qytetar i gjen 10 mijë euro, i dorëzon në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar ka gjetur një shumë parash në vlerë prej 10 mijë euro dhe ka njoftuar policinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka treguar se paratë e gjetura i janë kthyer pronarit.

“Me datën 07.04.2024, derisa zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Rahovec, ishin duke trajtuar ankesën e një qytetari për humbjen e një shume parash, në vlerë prej 10 mijë euro, ishte paraqitur zoti Himaj nga fshati Gexhë i cili kishte gjetur këto para dhe të njëjtat i ka dorëzuar. Paratë e gjetura i janë kthyer pronarit.

Zoti Himaj përveç që ka treguar një veprim ndershmërie, ky akt reflekton edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)