Fushë Kosovë: Një nënë raporton se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia që nga 4 prilli, nuk dihet se ku ndodhet

  • E.K /
  • 09 April 2024 - 09:29
Fushë Kosovë: Një nënë raporton se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia që nga 4 prilli, nuk dihet se ku ndodhet

Një i mitur është raportuar i zhdukur në Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, nëna e djalit të mitur ka treguar se ai është larguar nga shtëpia që nga data 4 prill dhe se që atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Rasti është në hetime.

“Rr. 28-Nëntori, Fushë Kosovë / 04.04.2024 – 11:00. Ankuesja kosovare ka raportuar se djali i saj i mitur me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)