Vushtrri: Një person rrëmbehet nën kërcënimin e armës, arrin të largohet por i dyshuari ja vjedh veturën

  • E.K /
  • 09 April 2024 - 09:39
Vushtrri: Një person rrëmbehet nën kërcënimin e armës, arrin të largohet por i dyshuari ja vjedh veturën

Një person është rrëmbyer dje në Vushtrri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës njofton se viktima derisa ka qenë në rrugë me veturë është kërcënuar me armë nga një person tjetër, i cili e ka detyruar të hyjë në automjet dhe të vazhdojë rrugën në drejtim të Prishtinës.

Viktima ka arritur të largohet nga vetura.

Ndërsa, veturën e ka marrur i dyshuari, i cili është larguar në drejtim të panjohur dhe ndodhet në arrati.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është në procedurë hetimore.

“RRËMBIM Vushtrri /07.04.2024 – 21:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë me automjet, i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimin e armës e ka detyruar të hyj në automjet dhe kanë vazhduar në drejtim të Prishtinës, ku viktima ka arritur të largohet, ndërsa i dyshuari i ka marr automjetin viktimës dhe është larguar në drejtim të panjohur dhe gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetim”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online