Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ’së: I kemi dërguar shkresë Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarëve në KKZ’të në Veri

  • E.K /
  • 09 April 2024 - 13:35
Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ’së: I kemi dërguar shkresë Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarëve në KKZ’të në Veri

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ’së, Burim Ahmetaj, ka thënë se u kanë dërguar shkresa Listës Serbe dhe GISPO për zëvendësimin e anëtarëve të KKZ’në në komunat në Veri, pasi ish- anëtarët dhanë dorëheqje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ahmetaj ka thënë se shkresa është dërguar sot dhe afati për zëvendësimin e anëtarëve në këto komuna është data 11 prill.

“Më 7 dhe 8 prill kemi pranuar dorëheqjet e anëtarëve të KKZ’ve të përfaqësuesve nga Lista Serbe në katër komuna dhe përfaqësuesi i KKZ’së nga GISPO në komunën e Mitrovicës së Veriut. Lidhur me këtë Sekretariati ka dërguar shkresën dy subjekteve për zëvendësimin e anëtarëve të KKZ në këto komuna. Shkresa është dërguar sot dhe afati për zëvendësimin e anëtarëve në këto komuna është data 11 prill deri në orën 16:00”, tha Ahmetaj.

(Kosova Sot Online)