Massrali: Mbajtja e zgjedhjeve të reja për kryetar komunash do të siguronte një përfaqësim të plotë të pushtetit lokal në Veri

  • E.K /
  • 09 April 2024 - 13:44
Massrali: Mbajtja e zgjedhjeve të reja për kryetar komunash do të siguronte një përfaqësim të plotë të pushtetit lokal në Veri

Zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Nabila Massrali, ka shprehur keqardhje për vendimin e Listës Serbe që të mos marrë pjesë në votimet e planifikuar për datën 21 Prill në katër komunat veriore, transmeton “Kosova Sot Online”.

“Ajo çfarë mund të themi është se shprehim keqardhje për vendimin e Listës Serbe që të mos merr pjesë në votimet e planifikuar për datën 21 Prill në katër komunat veriore. Kjo vjen pas bojkotit të tyre të mëparshëm të zgjedhjeve lokale të prillit 2023 në veri të Kosovës”, tha ajo.

Zëdhënësja e BE-së Nabila Massrali, theksoi se BE-ja kujton se është kritike që zgjedhjet lokale gjithëpërfshirëse në të cilat serbët e Kosovës marrin pjesë pa kushte dhe të mbahen në të katër komunat në veri të Kosovës.

“Mbajtja e zgjedhjeve të reja për kryetar komunash do të siguronte një përfaqësim të plotë të pushtetit lokal në Veri dhe do ndihmonte ne de-përshkallëzim, ndërsa përsëritja e votimeve janë një hap në këtë drejtim”, tha zëdhënësja e BE-së Nabila Massrali.

(Kosova Sot Online)