Ngacmimet seksuale në UP, Nagavci: Rastet e pretenduara, me të drejtë paraqesin shqetësim

  • E.K /
  • 09 April 2024 - 15:43
Ngacmimet seksuale në UP, Nagavci: Rastet e pretenduara, me të drejtë paraqesin shqetësim

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga Këshilli i Etikës, që t’i trajtojë të gjitha denoncimet e studenteve për ngacmime seksuale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nagavci ka thënë se pret nga Universiteti i Prishtinës dhe të gjitha institucionet arsimore që të rrisin masat e parandalimit e të avancojnë mekanizmat e trajtimit konfident, të shpejtë dhe profesional të këtyre rasteve.

“Si ministre e Arsimit pres nga Këshilli i Etikës si instancë kompetente dhe e pavarur statutare, që pa vonesë dhe në mënyrë meritore të trajtojë këtë rast dhe të gjitha pretendimet e ngjashme për sjellje që bien ndesh me normat e kodit etik dhe kuadrin normative”, ka shkruar Nagavci.

(Kosova Sot Online)