Ndërron jetë 75-vjeçarja pasi u sulmua nga një grua që tentoi ta grabiste

  • A.P /
  • 10 April 2024 - 19:34
Ndërron jetë 75-vjeçarja pasi  u sulmua nga një grua që tentoi ta grabiste

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ksanthi të Greqisë. Ku një grua 75-vjeçarje është sulmuar nga një grua e komunitetit rom, e cila është ende në arrati, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mediat greke kanë bërë të ditur se e moshura ka qenë në rrugë në momentin që grabitësja e ka sulmuar atë duke e goditur me forcë.

75-vjeçarja ka rënë pa ndjenja në tokë, dhe ëhstë dërguar me urgjencë në spital. Pavarësisht ndihmës mjekësore, e moshuara nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

(Kosova Sot Online)