Takimi i Osmanit me Kryesuesin e OSBE’së, Presidenca: Folën për anëtarësim në KiE

  • E.K /
  • 11 April 2024 - 12:22
Takimi i Osmanit me Kryesuesin e OSBE’së, Presidenca: Folën për anëtarësim në KiE

Presidenca e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me takimin e Presidentes Vjosa Osmani me Ministrin për Punët e Jashtme të Maltës, njëherësh kryesuesin e OSBE’së, Ian Borg, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit të lëshuar nga ZPRK’ja, Osmani dhe ministri Borg kanë diskutuar për bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me OSBE-në, përfshirë mbështetjen e OSBE-së në të kaluarën dhe bashkëpunimin aktual me institucionet vendore, për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe për zhvillimet e fundit politike në rajon.

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani potencoi se anëtarësimi i Kosovës në institucionet euroatlantike do të ishte triumf për demokracinë dhe për të drejtat e njeriut jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Evropën. Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen dhe ritheksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Maltës në këtë drejtim, sikurse në çdo proces tjetër të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)