Rama vizitë në Paris: Do të hedhim hapa konkretë për rritjen e bashkëpunimit strategjik me Francën

  • E.K /
  • 11 April 2024 - 14:10
Rama vizitë në Paris:  Do të hedhim hapa konkretë për rritjen e bashkëpunimit strategjik me Francën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Paris, ku do të zhvillojë një takim zyrtar me presidentin Emmanuel Macron, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai ka publikuar në Facebook pamjet e mbërritjes së tij dhe  i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

“Paris – Për një tjetër moment historik në politikën tonë të jashtme, vizitën dypalëshe nesër me Ceremonial Shtetëror, e para e këtij niveli në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës, ku do të hedhim hapa konkretë për forcimin e miqësisë dhe rritjen e bashkëpunimit strategjik me Francën”, shkruan Rama.

(Kosova Sot Online)