Ambasadori Rohde: Emisari Sarrazin tregoi se çfarë duhet bërë Kosova për integrimet euroatlantike

  • E.K /
  • 12 April 2024 - 11:22
Ambasadori Rohde: Emisari Sarrazin tregoi  se çfarë duhet bërë Kosova për integrimet euroatlantike

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar se emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë me takimin me kryeministrin Albin Kurti, përcjell "Kosova Sot Online".

Rohde tha se emisari gjerman i shprehi mbështetjen e Gjermanisë për rrugën e Kosovës përpara drejt integrimeve euroatlantike, ai theksoi se çfarë duhet bërë edhe nga ana e Kosovës. 

“Me takimin me kryeministrin Albin Kurti, Përfaqësuesi i Posaçëm i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, përmbylli vizitën e tij në Kosovë. Duke shprehur mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për rrugën e Kosovës përpara drejt integrimeve euroatlantike, ai theksoi se çfarë duhet bërë edhe nga ana e Kosovës. Procesi i Berlinit është elementi kyç për rrugën përpara!”, tha Rohde.

(Kosova Sot Online)