Donika Gërvalla i bën thirrje diasporës që të marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë

  • E.K /
  • 12 April 2024 - 14:36
Donika Gërvalla i bën thirrje diasporës që të marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë

Kosova ka nisur regjistrimin online të diasporës në kuadër të Procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, përcjell "Kosova Sot Online".

Kjo për arsye që edhe diaspora si pjesë e pandashme e Kosovës të marrë pjesë në këtë proces.

Sipas komunikatës së MPJD-së, Donika Gërvalla i bënë thirrje të gjithë pjesëtarëve të diasporës që të regjistrojnë vetën dhe anëtarët e tyre të familjes, dhe të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm për planifikimin e së ardhmes sonë të përbashkët.

“Regjistrimi i të gjithë qytetarëve që janë lindur në Kosovë ose që kanë prejardhje nga Kosova, por që jetojnë jashtë Kosovës mund të bëhet përmes formularit online që gjendet në: ediaspora.rks-gov.net”.

(Kosova Sot Online)