Ekipi i Forenzikës ka marrë trupin e gruas që u vra sot në Ferizaj

  • A.P /
  • 12 April 2024 - 17:33
Ekipi i Forenzikës ka marrë trupin e gruas që u vra sot në Ferizaj

Ekipi i Forenzikës ka marrë trupin e gruas që u vra sot nga objekti i Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Ajo dyshohet se u vra nga ish-burri i saj, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe vëllai i saj i mitur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, dorasi ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e Qendrës për Punë Sociale.

Ai është arrestuar rreth gjysmë ore pasi ka shtënë me armë dhe është ndaluar për 48 orë.

(Kosova Sot Online)