“Për motive ende të panjohura”, çka thuhet në raportin e Policisë për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj

  • E.K /
  • 13 April 2024 - 09:53
“Për motive ende të panjohura”, çka thuhet në raportin e Policisë për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj


Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24 orësh lidhur me vrasjen që ndodhi dje në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ku një 21-vjeçare dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Sipas Policisë, 36-vjeçari, “për motive ende të panjohura”, ka shtënë me armë zjarri ndaj ish-gruas së tij dhe vëllait të saj, ku e ka vrarë 21-vjeçaren dhe e ka plagosur vëllain e saj, i cili pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi, përcjell "Kosova Sot Online".
Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

“Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj  12.04.2024-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkulli kosovar, pasi që i njëjti për motive ende të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave (një mashkulli dhe një femër) dhe si pasojë e të shtënave viktima-femër ka mbetur pa shenja jete, ndërsa viktima-mashkull ka pësuar lëndime trupore, pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi. Trupi pa jetë i viktimës dërgohet ne mjekësinë ligjore. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.

(Kosova Sot Online)