Podujevë: Sulmohet infermieri në QKMF

  • E.K /
  • 13 April 2024 - 14:11
Podujevë: Sulmohet infermieri në QKMF

Një infermierë është sulmuar mbrëmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, përcjell "Kosova Sot Online"'

Menaxhmenti i QKMF-së në Podujevë, e ka dënuar sulmin, ndërsa ka njoftuar për rastin që ka ndodhur mbrëmë.

Në njoftim thuhet se një person  ka penguar mbarvajtjen e punës duke filluar me fyerje e kanosje ndaj infermieres derisa ka eskualuar edhe me dhunë fizike ndaj infermierit tjetër të ekipës.

“Si staf menaxhues në emër të QKMF-së shprehim indinjatë dhe dënojmë ashpër fyerjet dhe sulmin ndaj punëtorëve shëndetësor. Mbrëmë rreth mesnatës derisa ekipa emergjente ishte në detyrë duke kryer si gjithmonë me përgjegjësi të lartë shërbimin ndaj qytetarëve person i pa përgjegjshëm pengon mbarvajtjen e punës duke filluar me fyerje e kanosje ndaj infermieres derisa eskalon edhe me dhunë fizike ndaj infermierit tjetër të ekipës”, thuhet në reagim.

Tutje thuhet se sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të pa pranueshme, ndërsa tolerimi i tyre krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit shëndetësor.

“Rasti është paraqitur menjëherë në polici dhe presim që organet kompetente policia dhe prokuroria ta trajtojnë me seriozitet lëndën dhe të merren masa adekuate konform dispozitave ligjore.Bazuar në të dhënat e stafit jemi detyruar që për shkak të shqetësimeve dhe sigurisë kemi liruar në shtëpi infermierin dhe infermieren ku të njëjtëve u dëshirojmë shërim dhe kthim të shpejtë në vend të punës,profesionin dhe misionin e shenjtë në shërbim të shëndetit të qytetarëve”, thuhet në reagim.

(Kosova Sot Online)