34-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë pas atentatit

  • A.P /
  • 14 April 2024 - 13:32
34-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë pas atentatit

Një 34-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë nga disa të shtëna me armë zjarri në Marbella të Spanjës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online". 

Sipas mediave vendase, shqiptari i plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Costa del Sol në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në orën 21:40, në restorantin Pan y Chocolate, që ndodhet në hyrje të qendrës tregtare të këtij kompleksi rezidencial luksoz në Marbella, pranë A-7.

Punonjësit e Policisë Kombëtare kanë marrë përsipër hetimin në vazhdim, pa asnjë arrestim për momentin.

Të shtënat e reja mbrëmjen e djeshme vijnë vetëm disa ditë pas nisjes së ‘Plan Marbella’, një operacion i posaçëm i Policisë Kombëtare për ta luftuar krimin e organizuar dhe çështje të tjera, veçanërisht pas shtimit të të shtënave në muajt e fundit.

(Kosova Sot Online)