![Murati: Kurrë vendi nuk ka pasur Qeveri më të mirë se Qeveria Kurti](/uploads/kosova-sot/images/2025/January/20/200x200_hekuran_murati_kurti1737385285.jpg)
Prizren: Vdes 41-vjeçari teksa po peshkonte
![Prizren: Vdes 41-vjeçari teksa po peshkonte](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/03/auto_LAJMI_I_FUNDIT1712131428.jpg)
Një person dyshohet se u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte me gjenerator në fshatin Romajë të Prizrenit, përcjell “Kosova Sot Online”.
I njëjti nuk ka arritur të shpëtojë përkundër ndihmës së ofruar mjekësore.
Këto informata i dha zëdhënësi Shaqir Bytyqi në policinë e Prizrenit.
Konfirmimi i tij i plotë:
Sot me 14.04.2024, rreth orës 16:40 eshte pranuar informata se në fshatin Romaje, Prizren një person derisa po peshkonte ne lum me gjenerator elektrik eshte goditur nga rryma elektrike.
Viktima ( F.S.1983) me lendime te renda (pothuajse pa shenja jete) ishte dërguar në Qendren Emergjente të Spitalit Rajonal në Prizren, ku mjeket kompetent i kanë dhënë tretman mjekesor dhe jane munduar ta shpetojne, por i njejti për shkak të lëndimeve të marra, rreth orës 17:45 ka ndêrruar jetë.
Patrulla policore bashkë me njësit tjera përgjegjëse kanë dal në vendngjarje dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast “Hetim I vdekjes, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
(Kosova Sot Online)