Stradner: “Oligarkët” e Serbisë po lëvizin para dhe asete në rajon, po i dërgojnë fëmijët e tyre jashtë vendit

  • E.k /
  • 15 April 2024 - 08:37
Stradner: “Oligarkët” e Serbisë po lëvizin para dhe asete në rajon, po i dërgojnë fëmijët e tyre jashtë vendit

 Analistja amerikane, Ivana Stradner, ka paralajmëruar se të ‘fortit’ e Serbisë janë duke i bartur paratë dhe asetet e tyre jashtë Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Madje sipas saj, ata po i dërgojnë fëmijët e tyre jashtë Serbisë.

“Gjithnjë e më shumë histori sesi “oligarkët” e Serbisë (nuk di një fjalë më të mirë) po lëvizin para dhe asete në rajon dhe po i dërgojnë fëmijët e tyre jashtë vendit (Serbisë). Kohë interesante”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)