Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

  • S.A /
  • 16 April 2024 - 07:39
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Prestigjozja britanike javën e kaluar kishte bërë një artikull enkas për veriun e Kosovës.

Gazetarja e The Telegraph, kishte shkuar në Leposaviq, teksa tregonte se ka frikë dhe shqetësime se presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq po planifikon një pushtim të ndihmuar nga aleati i tij rus, Vladimir Putin, transmeton "Kosova Sot Online".

Por siç duket presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nuk i ka pëlqyer ky lloj raportimi, duke mos mundur ta përballojë realitetin.

Para mediave beogradase, ai e luajti rolin e viktimës, teksa ofendoi gazetaren britanike duke e quajtur gënjeshare.

Tha se në vazhdimësi ka pasur të pavërteta, dhe se nuk kërkojnë falje për këto raportime, siç i quajti ai “shpifje”.

Videon e Vuçiqit e ka shpërndarë në platformën “X”, shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari.

“Presidenti serb, i hidhur dhe i mundur, tallet me një gazetar profesionist të The British Telegraph për raportimin e vërtetë nga veriu i Kosovës”.

Ajo tha se një sjellje e tillë nga një lider me çrregullim deluzional nuk ka vend në të ardhmen.

“Ai duhet të dënohet ndërkombëtarisht”, shkroi Kusari.

(Kosova Sot Online )