Policia jep detaje për vrasjen e gruas në Pejë, i dyshuari këtij rasti është arrestuar

  • E.K /
  • 16 April 2024 - 09:26
Policia jep detaje për vrasjen e gruas në Pejë, i dyshuari këtij rasti është arrestuar

Zëdhënësi i Policisë së Kosovë për Pejë, Driton Rugova ka konfirmuar se një grua është vrarë sot në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërkaq, i dyshuari që është bashkëshorti i viktimës është arrestuar dhe është dërguar në stacion policor.

“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugën Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)