Sot është ditë zie në Kosovë

  • E.K /
  • 17 April 2024 - 08:24
Sot është ditë zie në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim që sot të shpallet ditë zie në kujtim të grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore, transmeton “Kosova Sot Online”.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një reagim, ka thënë se femicidi ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe duhet të ndalet me çdo kusht.

“Fatkeqësisht sot jemi zgjuar të gjithë në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të e një gruaje nga bashkëshorti saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet me çdo kusht dhe mënyra e vetme për ta ndalur atë është në qoftë se ri zgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet e si komb”, tha Osmani të martën.

(Kosova Sot Online)