Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Graqanicë, arrestohen dy persona

  • E.K /
  • 17 April 2024 - 08:49
Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Graqanicë, arrestohen dy persona

Disa persona kanë shtënë me armë zjarri dje në Graqanicë në drejtim të një veture në lëvizjes, ku pastaj të njëjtat vetura janë aksidentuar në mes veti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku e ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar në afërsi të veturës së tij, i cili vullnetarisht e ka dorëzuar një pistoletë me leje.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona.

“ Graçanicë, 16.04.2024-14:50. Është raportuar se nga një veturë e dyshuar, e cila ishte në lëvizje me shpejtësi të madhe, nga persona të dyshuar është duke u shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër në lëvizje, dhe pastaj të njëjtat vetura janë aksidentuar në mes veti. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku e ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar në afërsi të veturës së tij, i cili vullnetarisht e ka dorëzuar një pistoletë me leje. Njësitet policore të forenzikës në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja nga arma e zjarrit. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)