Gjilan: Arrestohet një burrë për dhunim, e mitura s’deshi të kthehet tek familja, dërgohet në strehimore

  • E.K /
  • 17 April 2024 - 09:18
Gjilan: Arrestohet një burrë për dhunim, e mitura s’deshi të kthehet tek familja, dërgohet në strehimore

Një burrë në Gjilan është arrestuar, pasi dyshohet se se kishte kryer marrëdhënie seksuale një të mitur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, e mitura nuk ka pranuar të kthehet tek familjarët e saj dhe është dërguar në strehimore.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gjilan NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare- e mitur. Viktima nuk ka pranuar të kthehet te familjarët e saj dhe është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)