'The Change Foundation' organizon gala humanitare për Shoqatën 'Autizmi dhe Down Syndrome Kosova'

  • A.P /
  • 17 April 2024 - 15:48
'The Change Foundation' organizon gala humanitare për Shoqatën 'Autizmi dhe Down Syndrome Kosova'

Fondacioni The Change Foundation njofton se nesër në mbrëmje do të mbaj një natë humanitare  që do të zhvillohet në orën 19:00, me qëllim mbështetjen e qendrës së re për të rriturit me autizëm dhe shkollimin e fëmijëve me Sindromën Down në komunitetin tonë. Aktiviteti do të mbahet në “Sallen e Kuqe” dhe premton një mbrëmje argëtimi dhe filantropie, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aktiviteti do të përfshijë ekspozitën e fustaneve të Valdrin Sahitit dhe Jetmira Bejtullahut, të cilët kanë dhuruar bujarisht fustanet e tyre për këtë kauzë. Fondet e mbledhura do të shkojnë për mbështetjen e qendrës së re për të rriturit me autizëm dhe shkollimin e fëmijëve me Sindromën Down në DSK.

Image


Fondacioni The Change Foundation, i udhëhequr nga themeluesja Roderika Ukelli, ka qenë një fener shprese dhe mbështetjeje për komunitetet e margjinalizuara në Kosovë. Nëpërmjet nismave dhe programeve të ndryshme, ata kanë bërë hapa të rëndësishëm në fuqizimin e grave, avokimin e të drejtave të fëmijëve dhe nxitjen e përfshirjes për individët me nevoja të veçanta.

Ngjarja është e hapur për publikun. Të gjitha të ardhurat nga donacionet sigurojnë mbështetje të vazhdueshme për komunitetet e margjinallizuara.

Bashkohuni me The Change Foundation neser në orën 19:00 për një mbrëmje të paharrueshme bujarie, uniteti dhe fuqizimi!

Për më shumë informacion, vizitoni www.thechangefoundationks.com ose faqen tonë të IG @thechangefoundation.ks

(Kosova Sot Online)