I pari i Podujevës deklaron pasurinë, shtëpi, banesa dhe para të kursyera

  • S.A /
  • 22 April 2024 - 09:26
 I pari i Podujevës deklaron pasurinë, shtëpi, banesa dhe para të kursyera

Zyrtarët publikë kanë nisur me deklarimin e pasurisë së tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Në mesin e atyre që kanë deklaruar pasurinë, dhe ka dalë mjaft i kamur,  është edhe kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai ka deklaruar se ka një shtëpi e cila është në emër të tij, dhe së bashku me bashkëshorten e tij ai ka edhe dy banesa, truall, tokë.I pari i Podujevës ka edhe një veturë e cila kushton 16 mijë euro.Para të gatshme, Bulliqi ka mbi 30 mijë euro të deklaruara.

(Kosova Sot Online )