Gjakovë:Pas videove në rrjete sociale identifikohet i dyshuari, në shtëpi iu gjet një pistoletë

  • E.K /
  • 22 April 2024 - 09:35
Gjakovë:Pas videove në rrjete sociale identifikohet i dyshuari, në shtëpi iu gjet një pistoletë

Pas disa videove në rrjete sociale është identifikuar dhe arrestuar një person në Gjakovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“POSEDIM & PËRDORIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS – Gjakovë / 21.04.2024-18:17. Pas disa video-incizimeve të publikuara në rrjetet sociale është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në shtëpinë tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

*Fotografia ilustrim

(Kosova Sot Online)