Votimet në veri, ambasadori gjerman: Bojkoti i kërkuar nga Lista Serbe siç e kam thënë më parë, për keqardhje dhe shkatërrues

  • E.K /
  • 22 April 2024 - 10:16
Votimet në veri, ambasadori gjerman: Bojkoti i kërkuar nga Lista Serbe siç e kam thënë më parë, për keqardhje dhe shkatërrues

“Për keqardhje dhe shkatërrues”, transmeton “Kosova Sot Online”.

Kështu e quajti ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, kërkesën e Listës Serbe për bojkotim të votimeve në veri për shkarkimin ose jo të kryetarëve të katër komunave.

“Megjithatë, në të njëjtën kohë, qeveria kosovare ka bërë pjesën e saj, duke paraqitur një proces që mund të kishte çuar në më shumë përfaqësim nëse do të përdorej nga votuesit”, tha Rohde.

“Bojkoti i kërkuar nga aktorët politikë si Lista Srpska është, siç e kam thënë më parë, për keqardhje dhe shkatërrues kur bëhet fjalë për kulturën demokratike, zgjidhjen e problemeve dhe kujdesin për jetën e përditshme aktuale të qytetarëve”, tha ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në një përgjigje.

(Kosova Sot Online)