Profesori i akuzuar nga studentet për ngacmime seksuale del para Këshillit të Etikës: Gjëra të tilla nuk bëhen nga ana ime

  • E.K /
  • 22 April 2024 - 11:48
Profesori i akuzuar nga studentet për ngacmime seksuale del para Këshillit të Etikës: Gjëra të tilla nuk bëhen nga ana ime

Këshilli i Etikës është duke e mbajtur seancën e pestë ku po dëshmon për herë të dytë profesori në Fakultetin e Edukimit, Xhevat Krasniqi, i cili po akuzohet nga studentet për ngacmim seksual, transmeton “Kosova Sot Online”.

Ai ka mohuar akuzat e studenteve për ngacmim seksual.

“Gjëra të tilla nuk bëhen nga ana ime”, ka thënë ai.

Krasniqi ka shtuar se “shprehjet janë shtrembëruar , nuk janë siç thonë studentet”.

“Shprehjet komplimentuese janë shpifje”, ka thënë Krasniqi gjatë seancës së sotme.

“Asnjëherë nuk i kam detyru asgjë, akuza të mëdha kundër meje”, ka thënë Krasniqi.

(Kosova Sot Online)