Liburn Aliu: Task-Forca e Gjelbër, jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se Task-Forca e Gjelbër është një veprim tejet i rëndësishëm për Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.
Aliu tha se ndihmon në përmirësimin e nivelit të ndotjes.
“Task-Forca është një veprim jashtëzakonisht i rëndësishëm në lidhje me vendin tonë”, tha Aliu në një konferencë për media.
“Kjo Task-Forcë po krijohet si një strukturë e veçantë dhe e përkohshme dhe do të merret me përmirësimin e nivelit të mbrojtjes, pra lumenjtë asaj për reduktimin e mbeturinave plastike, përmirësimin dhe menaxhimin e parqeve kombëtare dhe ndërmarrjen e veprimeve kundër degradimit mjedisor që rrjedh nga aktivitetet ilegale”.
(Kosova Sot Online)