A do ta dërgojë Osmani draft-statutin në Gjykatë?

  • A.P /
  • 23 April 2024 - 19:45
A do ta dërgojë Osmani draft-statutin në Gjykatë?

Asociacioni i komunave me shumicë serbe tash e më shumë se një dekadë vazhdon të jetë temë ndër më kryesoret në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bashkësia ndërkombëtare po kërkon nga Qeveria e Kosovës që ta implementojë Asociacionin.

Lëvizja Vetëvendosje që tash drejton Qeverinë gjatë kohës sa ishte në opozitë kritikonte ashpër marrëveshjet e 2013 dhe 2015 për Asociacionin.

Por, një marrëveshje e Brukselit e vitit 2023 me aneks të Ohrit përmban pikën e Asociacionit, ndonëse marrëveshja nuk është nënshkruar.

Si ide ka qarkulluar që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ta dërgojë draft statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

Osman ka thënë se ligjërisht nuk mund ta bëjë këtë pa një akt të Qeverisë.

(Kosova Sot Online)