Ky është i riu nga Kosova që vdiq tragjikisht në vendin e punës

  • A.P /
  • 01 May 2024 - 16:29
Ky është i riu nga Kosova që vdiq tragjikisht në vendin e punës

Raportohet se Ardian Latifi nga Vushtrria ka vdekur tragjikisht pas një aksidenti në vendin e punës në Gjermani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin për vdekjen e Ardianit e ka bërë të ditur motra e tij, e cila edhe ka postuar këtë fotografi krah vëllaut të saj.

"Me dhimbje te thelle e me lot ne sy , ju informoj se tragjikisht humbi jeten me i dashuri jonë , vllau im Ardian Latifi .. Do mbetesh gjithmon ne memoriet tona .Qenka shum e veshtire te shkruaj per ty. Prehu ne paqe engjull. Me zemer te thyer. Familja Latifi", ka shkruar ajo.

I ndjeri ishte rreth moshës 30 vjeçare, vinte nga Vushtria, ndërkaq jetonte dhe punonte në Gjermani.

(Kosova Sot Online)