
Përfaqësuesi i Bundestagut gjerman për Ballkanin largohet përkohësisht nga politika, njoftoi se ka kancer

Adis Ahmetoviq, deputet i Bundestagut nga Hanoveri dhe i dërguar për Ballkanin Perëndimor, kreu i komitetit kryesor të SPD dhe shpresa e ardhshme e partisë, po tërhiqet përkohësisht nga politika aktive.
30-vjeçari tha se ishte diagnostikuar me kancer dhe se do t’i nënshtrohej trajtimit të duhur dhe do t’i rikthehej punës politike pas shërimit, transmeton Politicki.ba.
Ahmetoviq konsiderohet si një talent i madh në politikë. Ai punon në Komisionin e Punëve të Jashtme të Bundestagut.
(Kosova Sot Online)