Vushtrri: Kanosi zyrtarin policor, arrestohet një person

  • E.k /
  • 11 May 2024 - 12:00
Vushtrri: Kanosi zyrtarin policor, arrestohet një person

Një person është arrestuar dje në Vushtrri, pasi i njëjti kishte kanosur një zyrtar policor, derisa kishte qenë në detyrë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, rasti kishte ndodhur në sheshin “Hasan Prishtina”.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte kanosur zyrtarin policor, derisa ka qenë në kryerje të detyrës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)