Albin Kurti dhe Memli Krasniqi kanë arritur në hotelin ku do të darkojnë

  • A.P /
  • 13 May 2024 - 19:10
Albin Kurti dhe Memli Krasniqi kanë arritur në hotelin ku do të darkojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi kanë arritur në hotel “Garden” në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kujtojmë që Kurti ka ftuar në takim tre krerët e opozitës për të diskutuar për përmbushjen e agjendës legjislative të Kuvendit. Përderisa Lumir Abdixhiku i LDK’së dhe Ramush Haradinaj i AAK’së, e refuzuan këtë takim, kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi u pajtua të shkojë në takim për të folur për datën e zgjedhjeve.

(Kosova Sot Online)