Nisin punimet e rrugës Junik – Rastavicë, që lidh Junikun me Pejën dhe Gjakovën
Kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës Junik – Rastavicë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka thënë se ky projekt paraqet arterien kryesore me të cilën Juniku lidhet me regjionin e Pejës dhe regjionin e Gjakovës, por edhe me pjesën tjetër të Dukagjinit.
Postimi i plotë:
Sot kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës Junik-Rastavic. Ky projekt ka rëndësi të jashtëzakonshme sepse rruga Junik-Rastavicë paraqet artieren kryesore me të cilën Juniku lidhet me regjionin e Pejës dhe regjionin e Gjakovës por edhe me pjesën tjetër të Dukagjinit.
Rruga Junik-Rastavicë është ndërtuar në vitin 1976 dhe pas një kohe kaq të gjatë kjo rrugë po shtrohet që nga fillimi në tërësi së bashku me infrastrukturën përcjellëse (zgjerimi i rrugës, trotuaret, ndriçimi dhe shtigjet për biçikleta) dhe në përputhje me standardet moderne rrugore.
Ky projekt realizohet në bashkëfinancim nga Komuna e Junikut dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Urime Junikut dhe junikasve.
(Kosova Sot Online)
