KRU “Prishtina” paralajmëron aksion të madh të shkyçjeve për nesër

  • E.k /
  • 14 May 2024 - 14:10
KRU “Prishtina” paralajmëron aksion të madh të shkyçjeve për nesër

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar se nesër do të zhvillojë aksion të madh të shkyçjeve në Prishtinë, për borxhlinjtë e mëdhenjë të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegalë, përcjell “Kosova So Online”.

“Nesër 15 maj 2024, e mërkurë duke filluar nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në komunën e Prishtinës. Në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Republikës së Kosovës. Nisja bëhet nga objekti i KRU”Prishtina” SH.A.”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” kujton se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro.

(Kosova Sot Online)