Kraki: Opozita do t’ia zgjasë Albin Kurtit mandatin edhe 6 vjet

  • A.P /
  • 14 May 2024 - 22:22
Kraki: Opozita do t’ia zgjasë Albin Kurtit mandatin edhe 6 vjet

Profesori Nezit Kraki ka deklaruar se opozita po do që t’ia lënë pushtetin Kurtit edhe për 6 vjet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Normalisht në botën demokratike partitë që janë në opozitë e kanë ëndërr që pusheti me u dorëzu dhe me lëshu rrugë apo me propozu alternativa të tipit hajde shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Dmth zgjedhjet e parakohshme janë ëndrra e cdo opozite normale në gjithë botën, tash aty në Kosovë një pjesë e madhe e opozitës sikur thonë pritni edhe pak duket se janë të gatshëm që t’ia lënë pushtetin Kurti 6 vjet, jo katër por edhe dy plus, derisa këta të bëhen gati”, tha Kraki.

(Kosova Sot Online)