Murati takon homologun nga Armenia, e falënderon për mbështetje në anëtarësimin e Kosovës në KiE

  • E.k /
  • 15 May 2024 - 12:52
Murati takon homologun nga Armenia, e falënderon për mbështetje në anëtarësimin e Kosovës në KiE

Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati ka udhëtuar në Armeni ku po merr pjesë në takimet vjetore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku atje u prit sot në takim nga Ministri i Financave të Armenisë, Vahe Hovhannisyan.

Në një njoftim nga ministrja kosovare e Financave, thuhet se përgjatë këtij takimi, dy ministrat diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe thellimin e raporteve marrë parasysh ngjashmëritë mes të dyja vendeve. U diskutua edhe për mundësinë e organizimit të vizitave të ndërsjella të delegacioneve biznesore.

“Gjithashtu, Ministri Murati shfrytëzoi rastin të falenderojë Ministrin Hovhannisyan për mbështetjen e ofruar nga Armenia në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”.

“Në përfundim të takimit, palët u dakorduan për thellim të bashkëpunimit në procesin e reformave përmes shkëmbimit të njohurive dhe praktikave më të mira të të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)