Abdixhiku: Kurti ka qëllim instrumentalizimin e politikës dhe ka gjetur aleat

  • A.P /
  • 15 May 2024 - 21:30
Abdixhiku: Kurti ka qëllim instrumentalizimin e politikës dhe ka gjetur aleat

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se Kurti ka qëllim instrumentalizimin e politikës dhe ka gjetur aleat, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Takim për zgjedhje por jo dorëheqje! Takim për ndarje të fajësisë mes partive, por marrje të përgjegjësisë! Instrumentalizmi i opozitës është qëllimi tyre!”, thekson Abdixhiku.

“Në këtë instrumentalizim ata kanë gjetur dhe aleat! Por nuk do të gjejnë Lidhjen Demokratike!”.

Prandaj ai thotë se tavolinave të darkave diskrete u japin përgjigje “në mobilizim nacional të djathtë e patriotik sikurse ky sonte!”.

“Derisa të majtit bëhen bashkë, e kthehen në origjinë, ne shikojmë drejt hijes së trashëgimisë së patriotëve të mëdhenj që bënë Lidhjen tonë të jetë e veçantë! Aty gjejmë dhe nevojën për përbashkim e për ringritje si një”, i çon mesazh ai Krasniqit e Kurtit.

(Kosova Sot Online)