
Martens: Lëvizje e jashtëzakonshme e minutës së fundit në Kosovë lidhur me anëtarësimin në Këshill të Evropës

Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert, përcjell “Kosova Sot Online”.
I njëjti draft-statut do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të këtij muaji.
E gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens këtë e ka quajtur lëvizje të jashtëzakonshme të minutës së fundit lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.
“Lëvizje e jashtëzakonshme e minutës së fundit në Kosovë lidhur me anëtarësimin në Këshill të Evropës”, shkruan Martens.
Remarkable last-minute-move on 🇽🇰application for CoE membership. Note that the Friedrich Ebert Stiftung is the foundation of the SPD & thus close to chancellor Scholz & his people, some of whom so far were reluctant on the issue. But if your own foundation produces good ideas... https://t.co/2DEZTRbEhA
— Michael Martens (@Andric1961) May 16, 2024
(Kosova Sot Online)