
Lexoni edhe:
Hovenier: Kam qenë i nderuar të punoj me Gabriel Escobar, suksese në detyrën e radhës
Me 85 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim ka kaluar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Turqisë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka thënë se kjo Marrëveshje paraqet bashkëpunimin në këto fusha, stërvitje dhe edukim ushtarak, industri dhe mbrojtje, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake, operacione paqeruajtëse, e të tjera.
Hovenier: Kam qenë i nderuar të punoj me Gabriel Escobar, suksese në detyrën e radhësLexoni edhe:
“Në emër të ministrisë së Mbrojtjes paraqes për miratim Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Turqisë. Kjo marrëveshje paraqet bashkëpunimin në këto fusha, stërvitje dhe edukim ushtarak, industri dhe mbrojtje, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake, operacione paqeruajtëse, e të tjera”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online )