Ja kush i ka bërë thirrje Serbisë që të mos e thellojë bashkëpunimin me Rusinë dhe me Kinën

  • A.P /
  • 16 May 2024 - 19:40
Ja kush i ka bërë thirrje Serbisë që të mos e thellojë bashkëpunimin me Rusinë dhe me Kinën

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Julianne Smith, u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të fokusohen në aspiratat e tyre euroatlantike dhe në vlerat e shoqërive të hapura dhe demokratike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Smith u bëri thirrje anëtarëve të NATO-s nga Ballkani Perëndimor që të angazhohen më shumë për të arritur objektivin e aleancës, që secili anëtar të shpenzojë të paktën 2 për qind të Prodhimit të vet të Brendshëm Bruto (PBB) në mbrojtje, veçanërisht duke pasur parasysh situatën e sigurisë dhe pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

 

Osmani takohet me Hovenier, Rohde dhe Hargreaves, temë diskutimi anëtarësimi i Kosovës në KiE

Ajo, po ashtu, i ka bërë thirrje Serbisë që të mos e thellojë bashkëpunimin me Rusinë dhe me Kinën, duke përsëritur paralajmërimin amerikan kundër tregtisë me kompanitë kineze, përderisa ka thënë se tani nuk është koha për forcimin e raporteve me Rusinë, teksa Moska ka nisur luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Rusia po bën çfarë po mundet për të lëshuar një lumë fushatash keqinformuese, të cilat shpesh nxjerrin të pavërteta për qëllimet e NATO-s. Ato shpesh përpiqen të pohojnë se NATO-ja është e angazhuar drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë, që gjë është absurde dhe e pavërtetë”, ka thënë Smith, duke theksuar se Rusia është agresorja që ka nisur luftën në Ukrainë.


(Kosova Sot Online)