Maqedonci: Angazhimi i instruktorëve të FSK është tregues i nivelit të bashkëpunimit

  • A.P /
  • 17 May 2024 - 20:53
Maqedonci: Angazhimi i instruktorëve të FSK është tregues i nivelit të bashkëpunimit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se angazhimi i instruktorëve të FSK-së në këtë operacion në Mbretërinë e Bashkuar, është tregues i nivelit të shkëlqyeshëm të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Në kuadër të këtij operacioni, shumë shtete partnere të Mbretërisë së Bashkuar angazhojnë kapacitetet e tyre trajnuese që së bashku me Ushtrinë Britanike të stërvisin taktikisht ushtarakët ukrainas për mbrojtjen e vendit të tyre nga agresioni rus”, shkroi Maqedonci.

“Angazhimi i instruktorëve të FSK në këtë operacion, është tregues i nivelit të shkëlqyeshëm të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe përmbushje e objektivave të Republikës së Kosovës për mbështetje të vazhdueshme të Ukrainës në luftën ndaj agresionit rus”.

(Kosova Sot Online)