
Hovenier: Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të informacionit të saktë

Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, sot ka takuar Presidenten Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”..
Ato nënshkruajtën një marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.
Rreth kësaj marrëveshjeje ka reagur edhe Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier.
Ai përmes një postimi në X, ka thënë se kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të informacionit të saktë globalisht dhe ndërtimit të një ekosistemi të qëndrueshëm të informacionit në Kosovë.
(Kosova Sot Online)