Humolli: Komplet problemet që janë shkaktuar në Kosovë janë prej qeverisë

  • E.k /
  • 21 May 2024 - 08:27
Humolli: Komplet problemet që janë shkaktuar në Kosovë janë prej qeverisë

Deputeti, Fatmir Humolli ka thënë se kur qeveria të japë llogari, ai do të votojë për shpërndarjen e Kuvendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, Humolli tha se shpërndarja e Kuvendit është interes i Serbisë dhe interes i Perëndimit.

“Duhet të shkarkohet qeveria sepse komplet problemet që janë shkaktuar në Kosovë janë prej qeverisë,” tha Humolli.

“Shpërndarja e Kuvendit është interes i Serbisë dhe interes i Perëndimit që për momentin është shumë proserb”, deklaroi Humolli.

(Kosova Sot Online)